Sondazhi më i ri: PDK e para, LDK e dyta, VV e treta

Sondazhi më i ri: PDK e para, LDK e dyta, VV e treta

  17 Apr 2019

Një hulumtim i opinionit, i realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), ka nxjerr në vendin e parë Partinë Demokratike të Kosovës, në vendin e dytë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në vendin e tretë Lëvizjen Vetëvendosje.

PIPOS, që është Institut i themeluar nga Fisnik Halimi, ka realizuar këtë hulumtim në datat 1 dhe 2 shkurt 2019, ndërsa në të kanë marrë pjesë gjithsej 1000 respondentë të shpërndarë sipas çelësit proporcional gjeografik dhe demografik.

Sipas rezultateve të tij, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në Kosovë, për PDK-në do të votonin 26 %, për LDK-në 24 %, për VV-në 19 %, për AAK-në 14 %, për Nismën 5 %.

Më poshtë, rezultatet e plota që nxjerr ky hulumtim:

A. Ju lutem na thoni cilën parti do ta votonit po që se zgjedhjet do të mbaheshin sot? (Rezultati vetëm me kategoritë e përcaktuara)

A) Fjala 1%

PSHDK 1%

C) Një parti minoritare

D) Alternativa 1%

E) Lëvizja për Bashkim 2%

F) PSD 3%

G) AKR 3%

H) Nisma 5%

I) AAK 14%

J) Vetëvendosje 19%

K) LDK 24%

L) PDK 26%

Margjina e gabimit llogaritet të jetë në rreth 3%, me nivel të besueshmërisë 95%.

PIPOS ka filluar projektin e hulumtimeve të opinionit publik në Kosovë në formë periodike. Hulumtimet, siç njoftohet, do të zhvillohen fundjavën e fundit të muajve tek të vitit, me idenë që të përcillen trendët nga fusha të ndryshme sociale në Kosovë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.