fbpx

Skender Hyseni te denohet per tradheti kombetare,ja kush e thote!

  15 Dec 2017

Prej Rambujese e deri te demarkacioni

Kthesa me e madhe historike, dhe rreshtimi me i madh proshqiptar, ka ndodhur pikerisht ne vitin 1999. Bota perendimore u rreshtua kunder Serbise dhe ne mbrojtjen tone, kurse ne u rreshtuam kunder Serbise, kunder vetvetes, dhe kunder botes perendimore duke refuzuar nenshkrimin e marreveshjes se Rambujese.

U tallem me te gjithe, ngase kur tallesh me veten, per te tjeret nuk e mendon dy here. Na luteshin qe te nenshkruanim marreveshjen per gjunjezimin e Serbise, ndersa ne flisnim me te huajt, thuaj se kishin fuqine e armatimit qe ka SHBA.

Kjo ishte atehere, kurse tani po tallemi me demarkacionin. Krejt veriu i Kosoves nen administrimin serb, e ne tallemi me kufirin, duke harruar se edhe andej edhe kendej, jane toka e fshatra shqiptare. E kemi lene Kosoven te izoluar, te varfer, e tani po e armiqesojme edhe me partneret tane nderkombetare. Nuk po e kuptojme qe me inatet tona, jemi duke e fundosur kete vend e per pasoje vetveten.

Demarkacioni nuk ka kthim. Nese ne mendojme qe vendi ka humbur metra e km, atehere Prokurori i Pergjitheshem duhet te hapë hetime ndaj presidentit Thaçi, dhe ish Ministrit te PB, Skender Hysenit, lidhur me “tradheti kombetare”! Isa Mustafa duhet te akuzohet “per mashtrim te opinionit”! Pastaj ata qe jane kunder, te blejne tankse, helikopter apachi, mundesisht edhe ndonje bombe atomike, e ta “sulmojne” Malin e Zi, edhe NATO-n, se me Veriun e Kosoves, fet e kane ba.

E krejt ne fund, mbasi i kane “rregullu” te gjitha, mujshin me ndryshu edhe Ligjin per Gjykaten Speciale. Deri te nenshkruhet peticioni, garant se kane me shpike edhe ndonje tallje tjeter, qe dikush ka me e marre per seriozisht!!!