Skema e mashtrimit me viza – 120 mijë euro në dorë Milaim Zekës
Gjithë fajin për mashtrimin e 920 kosovarëve me viza pune në Gjermani, Milaim Zeka ia ka hedhur partnerit të tij, Ilir Krasniqi.
Viktimat që ia kanë kërkuar paratë deputetit të Nismës, Milaim Zeka kanë marrë përgjigje të njëjtë: Shko në polici, se Iliri është mashtrues.
Por, dëshmitë që ka siguruar Insajderi tregojnë se Zeka ishte ideator dhe ekzekutues i kësaj skeme mashtrimi që i ka sjell atij qindra mijëra euro përfitime.
Blerta Gashi – Sverkaj është familjare e Milaim Zekës. Ajo ka pranuar aplikacionet e kosovarëve dhe ka marrë paratë e tyre. Zverkaj – Gashi ka punuar për Milaim Zekën.
“Ilir 9. 280 euro t’i bjen Doni. Tetë aplikues të ri edhe një aplikues i mahershëm që janë kanë me 50 euro erdh edhe i ka pagu 1.000 për kontratë. D.m.th. ka hi në tarifën e re. Edhe 120 Milit ia dhash qysh të kallxova edhe 50 që ia kom pas jep Bledit ma herët”, shkruan në një mesazh telefonik në “Viber”, që Blerta Gashi – Sverkaj të cilin e posedon Insajderi.
Blerta ka qenë staf i rregullt në zyrën e Milaim Zekës. Ajo ka mbajtur në krah kartën identifikuese me logo të portalit “Pa Rrotlla”. 1. 050 euro ia ka dhënë në dorë asaj një i ri që ka dashur të mbetet anonim për shkak të frikës së mund të ketë pasoja.
“Gjatë prezantimit të projektit të atyre apo mënyrën e aplikimit për mu pajis me vizë pune në Gjermani u kanë 1050 euro për t’u nënshkruar kontrata. Pasi të pajisesh me leje të punës edhe kontratë të punës ke pas me pagu edhe 2000 mijë euro. Total 3.050 euro”, ka thënë ai.