Skedinë si kjo nuk kishim parë, shqiptari parashikon Champions-in me rezultate të sakta

  03 Nov 2017

Skedinë si kjo nuk kishim parë, shqiptari parashikon Champions-in me rezultate të sakta

Shumë e vështirë për t’u besuar, por fakt me një foto shumë të qartë. Një tifoz shqiptar ka fituar mbi 2 milionë lekë të vjetra me një skedinë fituese. Ai ka futur në lojë vetëm 5 mijë lekë të vjetra.

Siç na tregon me mesazhin e tij, ai ka parashikuar rezultatet e sakta të ndeshjeve Sevilla-Sparta 2-1 dhe Shakhtar-Feyenoord 3-1, përveç opsioneve Gol/Gol në takimet Tottenham-Real Madrid, Napoli-Manchester City dhe Besiktas-Monaco.

Sa për shtesë, ai ka parashikuar edhe fitoren e Portos me Leipzig-un. Shihni këtë foto dhe… merrni shembull si bëhet leku letër nga Champions League!

Image