fbpx

Skandaloze,dalin dokumentat se si u montua rasti i komandant Drinit!

  14 Dec 2017

Si u montua rasti ‘’DRINI’’
Edhe pse disa nuk e pranojnë, se ka pasur FARK, si ushtri fiktive ka egzistuar, ka vepruar, dhe ka pasur qëllime të errëta, sabotuese, minuese kundër UÇK-së, dhe Çlirimit të Kosovës. ATA, nuk kan defiluar haptas, por, nën petkun e UÇK-së, duke u fshehur prapa këtyre shkronjave të arta, kan vepruar me direktiva të huaja, me të vetmin qëllim, marrëveshjen me Beogradin, për një autonomi supstanciale, ose Republikë brenda mini-Jugosllavisë. Meqë, nuk ia arriten qëllmiit, (duke iu falenderuar punës dhe përkushtimit të SHIK-ut dhe ZKZ-së), ata, u munduan me të gjitha format e mundshme që t’i njollosin njerëzit që nga UNMIK-u cilësoheshin si arrë e fortë, dhe jo bashkëpunëtor me t’a. Kemi shumë dokumente, që tregojnë se si ata njollosen djemtë më të mirë të UÇK-së, të cilat ndoshta nuk kemi të drejtë t’i botojmë, por, ato që lidhen me mua, dhe për rreth meje, po i tregojë, sepse, kemi vuajtur shumë nga ato.
Në vitin 2001, me 04 Prill, FARK-isti Nexhmedin Kastrati, (tezaku i Drinit) së bashku me Bislim Zyrapin, takohen në hotelin ‘’Holiday Inn’’, naten, pra nga ora 22.oo e më vonë, bashkë me dëshmitarët dhe formojnë skeletin e akuzës, duke trilluar sipas qejfeve të veta. Dëshmitarët i emrojnë me emra CS=001, CS=002, CS=003, CS=004, CS=005, kinse të ruajnë konspiracionin, duke e cilësuar si ‘’Sekret’’. Aty ATA i tregojnë fotografinë, se cilin duhet akuzuar për vrasje, si egzekutues të krimit A.H. kurse sa i përket Halil Çadrakut ( FATOSIT) dhe Sali Veselit, ata ishin të njohur për dëshmitarët. E gjithë aktakuza bazohet në këta ‘’dëshmitarë’’, jo si dëshmitarë okularë, që vetë e kan parë krimin, por, kinse kan dëgjuar kështu apo ashtu.
Ky grup, u mbajt me vite në burg, me dëshminë e dy mercenarëve, e dy të paguarve, që kishin pranuar para, dhe nga një revole me leje. Sikur tek kënga e Muses e Halilit, kur thotë ‘’ Bejta Syla, qka fitove, faqe të zezë e një parë pistole’’ . U deshtën vite, dhe tre panele Gjyqtare, që t’a vërtetojnë trillimin e njerëzve të paguar. Por, Zyrapi kurrë nuk u denua, e as dëshmitarët, sepse, ishin të mbrojtur. Zyrapi dëshmojë para gjykatës, dhe tha fjalë të mira, për të gjithë të akuzuarit, por, kur, pas 30 minutash, doli si ‘’Dëshmitarë i mbrojtur’’, i mbuluar, si nuse, me zë të tjetërsuar, nga një dhomë e largët, atëherë foli siq ishte, akuzues, trillues, mashtrues, por, u zbulua nga unë, personalisht, sepse, e ndjeka deri në dhomën e fshehtë, nga e cila do dëshmonte. Për këtë, dhe për dekonspirimin e të gjitha dokumenteve intriguese, të cilat i morra në polici, e të cilat as Gjykata nuk i kishte, se si është montuar rasti, Prokurori kërkojë që unë, Peka Gashi të përjashtohem nga policia. 16 herë jam suspenduar dhe rikthyer në detyrë si zyrtare e Policisë së Kosovës, dhe në fund me larguan, me arsyetimin si bashkëpunëtore e SHIK-ut. Në polici, kishte me qindra bashkëpunëtorë të UDB-së, por, ATA nuk i përjashtonin, por, bashkëpunëtorët e SHIK-ut PO. Bile më kujtohet një Suzana Buzhala, e porsaardhur nga Beogradi, fliste serbisht, mendonte serbisht dhe vepronte serbisht, atë e graduan dhe emruan tek Standardet Profesionale. Ajo, pra, proserbja, duhej të na klasifikonte, të gjith neve, të na kontrollonte dhe të jepte verdiktin se a ban ne me qenë në polici, ose ku duhet të shkojmë, në cilin sektor.
Bislim Zyrapi, ishte i lindur vetëm për të qenë dëshmitarë, dhe me dëshminë e tij AI ka marrë pjesë në të gjitha gjykimet, si kundër Ramush Haradinajt, si kundër Limajt me shokë, si kundër Fatosit. B.Z. kurrë nuk u thirrë si i akuzuar në asnjë rast, edhe pse UNMIK-u trumbetonte se çdokush do japë përgjegjësi në bazë të hijerarkisë së tij. Nëse duhet dhënë llogari në bazë të përgjegjësisë hijerarkike, atëherë Zyrapi duhet arrestuar dhe denuar për të gjitha ‘’krimet’’ e sajuara, sepse, ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm nga Qershori i 98-ës, deri në fund, por, JO. Jo, sepse, ishte bashkëpunëtorë i të huajve, dhe jo vetëm bashkëpunëtorë, por, INICUES në shumë raste, dhe besa edhe devijant, duke i orientuar hetimet në atë drejtim që atijë dhe atyre u konvenonte. Në një dëshmi, të dhënë policëve të UNMIK-ut, B.Z. pa kurrfarë hezitimi, kur e pyesin se kush simbas jush, e ka vrarë Drinin, AI, i përgjigjet- ‘’të gjithë këta që fola më lartë’’, e ku kishte cekur 52 emra, të gjithë prijësit e luftës. Në asnjë moment nuk i kishte shkuar mendja Zyrapit, se Drinin, si pjestarë të UÇK-së, më shumë arsye do të kishin serbët dhe bashkëpunëtorët e tyre, për t’a vrarë, se sa njerëzit e luftës, me të cilët ishte bashkë në luftë kundër Serbisë. Dhe këtu fillon orientimi i gabuar, i një kinse ‘’SHEFI’’ të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Që në start, Zyrapi etiketon, dhe orienton policinë e UNMIK-ut kundër të gjithë komandantëve të UÇK-së, duke ua mveshur të gjitha krimet që po bëhëshin në Kosovë. Deklarata e tij prej 5 faqesh, të bën të vjellësh, se si mundet nga një shqipëtarë të dalë një mendim i tillë, plus, duke qenë vetë Shef i të gjithëve. Edhe sot kur e lexojë, më vjen turp, se kënd e kam pasur Shes të Shtabit të Përgjithshëm. Do t’a ndajë me ju këtë deklaratë, të flliqtë të tijen, dhe lexoni e vlerësoni vetë, se ndoshta unë mund të flas nga pezmi, sepse, kam qenë bashkëvuajtese me Fatosin.
P.S.
Mbani mend, shumë nga këta emra, që i kam cekur, deri më tani, në disa shkrime, shumë nga këta do të provojnë të jenë prap Dëshmitarë kundër shumë Komandantëve të UÇK-së, sepse, i kan stërvitur, i kan mbushur, i kan sistemuar dhe trajnuar për këtë. Kërkoj falje, se ndoshta dikend e kam rënduar pa dashje, por, kisha nevojë t’a ndajë këtë lëmsh që më mundon tash e sa kohë, e nuk mund t’a ndaja me askënd.