Skandaloze: Kandidati i AAK-së për Suharekë, Bali Muharremaj nxihet nga KEDS-i duke vjedhur rrymën (Dokument)

  02 Nov 2017

Vjedhja e rrymës nuk është dukur e zakonshme vetëm për një kategori të qytetarëve. Por rrymën e vjedhin edhe politikanët, deputetët, qeveritiarët…

Bali Muharremaj, ish-deputet i AAK-së dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Suharekës është nxënë nga punëtorët e KED-sit duke vjedhur rrymën.

Në një raport të KED-sit të cilin e ka siguruar Botapress, të datës 07.05.2015 thuhet se Bali Muharremaj me numër personal 10073611…”… Njësori energjitik është i plombuar, për kontroll është këputur plomba distributive rezulton: gjendja teknike e njesorit elektrik është në rregull, mirëpo konsumatori posedon një lidhje direkte nga burimi kryesor (shinat), jashtë njësorit pa matje ku energjia e shpenzuar nuk është regjistruar dhe faturuar. Me këtë veprim konsumatori ka keqperdorur energjinë elektrike. Eliminohet lidhja dhe riplumbohet njesori elektrik.

Verejtje: Konsumatorit nuk mundet ti merret ID dhe paisjet shpenzuese pasi nuk e hap derën” thuhet në raportin e KEDS-it të cilin e ka siguruar Botapress.

Kjo vjedhje e energjisë elektrike nga Bali Muharremaj është bërë në banesën e tij në Prizren.

KED-së e ka dërguar këtë lëndë në Gjykatën Themelore në Prizren, por gjykata nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim të tillë.

Kujtojmë se po për një mospagesë të një fakture ishte dënuar edhe deputeti Zafir Berisha, I Nismës të cilit për një moment iu ndalua kandidimi për kryetar të Prizrenit por që më pas Gjykata e Apelit e riktheu në garë.