Skandaloze: Ja si takohej diplomatja e Kosovës Valbona Rrecaj-Fazliu me ambasadorin serb Goran Bradiç në Austri!

  24 Nov 2017

Sipas një korrespodence që ka siguruar Botapress, diplomatja Valbona Rrecaj – Fazliu është takuar disa herë me ambasadorin serb në Austri, Goran Bradiç

Mes dy shteteve, Kosovës e Serbisë përveç se ekzistojnë takime të hapura për bisedime në Bruksel, janë edhe një kategori e zyrtarëve të tjerë, kryesisht diplomatë “të mëdhenj e të vegjël” që mbajnë korrespodenca e organizojnë takime edhe në nivele të ndryshme dhe në qendra të tjera larg Brukselit. Madje këto takime bëhen edhe nëpër kafe baret apo lokalet e qendrave të ndryshme evropiane.

Botapress ka siguruar një korrespodencë të Valbona Rrecajt- Fazliut, këshilltare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë me ambasadorin e Serbisë në Austri, Goran Bradiç. Kjo korrespodencë dhe ky takim ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2014 në një lokal kafe bar, Dante Lounge Café Bar.

Sipas kësaj korrespodence që ka siguruar Botapress, diplomatja Valbona Fazliu- Rrecaj përveç ftesës për kafe të mëngjesit, ndër të tjerash edhe ambasadorit serb i uron “…vikend të mirë” dhe shpreson për një takim të ri javën e ardshme.

Në përgjigjen që I kthen ambasadori serb Goran Bradiç, i bën me dije diplomates kosovare Valbona Rrecaj – Fazliu se ‘’’”Në ora 10 ka një takim me delegacionin nga Ministria e tij por do të bëjë më të mirën e mundshme që të marrë pjesë në këtë takim” për kafe të mëngjesit.

Korrespodenca të tilla kanë bërë edhe diplomatët e tjerë. Në një situatë tjetër kjo do të ishte fare normale.

 

Por në relacionet e tashme mes Kosovës e Serbisë dhe në një vend si Austria e posaçërisht Vjena, ku Shërbimi Informativ Serb apo lobi serb është shumë aktiv dhe i fortë në këtë vend dhe në këtë kryeqytet, takimet e tilla, në lokale private, lënë shumë për të dëshiruar dhe shtojnë edhe dyshimet e mundshme për arsyet dhe përmbajtjet e këtyre takimeve, shkruan Botapress.Valbona Rrecaj – Fazliu është pjesë e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht pjesë e Akademisë politike, përkatësisht Zyrtare e lartë për Trajnim dhe Zhvillim.

 

Shpresojmë se nuk do t’I trajnojë diplomatët e ardhshëm të Kosovës që të takohen me ambasadorë apo diplomatë serbë nëpër kafe bar lokalet e qyteteve evropiane.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.