Skandaloze, edhe kjo ndodhi në QKUK

Skandaloze, edhe kjo ndodhi në QKUK

  24 Apr 2019

Një infermiere kujdeset për 20 foshnje në Klinikën e Neonatologjisë.Për shkak të mungesës së stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një infermiere duhet të kujdeset për 20 foshnje.

Edhe pse mijëra foshnje trajtohen në vit në këtë klinikë, numri i personelit mjekësor që ofron shërbime vazhdon të jetë i vogël, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Xhevdet Gojnovci, ka thënë për “Zërin” se në të gjitha repartet e Klinikës ka nevojë për staf të mesëm. Sipas tij, në këtë klinikë një infermiere duhet të kujdeset për 20 fëmijë.

“Në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen patologji të ndryshme. Patologjitë që i trajtojmë më së shpeshti janë asfiksionet, foshnjat premature, infeksionet, si dhe anomalitë e ndryshme te foshnja

Me6gjithatë, ne në të gjitha repartet e Klinikës së Neonatologjisë kemi mungesë të stafit të mesëm. Vetëm me foshnje të shëndosha duhet të merret një infermiere me 10 foshnje, ndërsa në Klinikën e Neonatologjisë mund të merret me 20 foshnje”, ka thënë ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.