Votat me kusht sidomos ato nga diaspora kanë rikthyer në Kosovë kohën kur votonin edhe të vdekurit apo kur qoheshin nga varri edhe të vdekurit dhe votonin për kandidatët e partive “të krahut të luftës” kryesisht të PDK=së, shkruan Botapress.
Por, duket se tash të vdekurit janë ngritur gna varri dhe kanë votuar për Gani Dreshajn, kandidatin e AAK-së për Istogun.
Sipas shëniemve që ka sigurar Botapress, nga zyrtarët e Degës së LDK-së në Istog, përfeç serbëve e malazeve të gjallë, kanë votuar edhe disa shqiptarë të vdekur.
Një nga ata është edhe i ndjeri Gani Gjukaj.
Siç shihet edhe në dokumentin e procesverbalit të votimit me kusht, Gani Gjukaj “ka votuar: nga Austria dhe ai ende “jeton” në adresën Gross Enzersdorf të Austrisë, në ndërkohë që familja e tij i ka ngritur varrin dhe pllakën e varrezës pas vdekjes së tij më 26.12.2012.
Sipas zyrtarëve të Degës së LDK-së ky nuk është rasti i vetëm dhe se ata do të kërkojnë anulimin e procesit zgjedhor ose anulimin e votive me kusht nga Serbia, Mali i Zi, Austria e vendet e tjera jashtë Kosovës, shkruan Botapress.
Theme : Good News Lite