Skandaloze: Bahtiri ishte dënuar me burg për dhunë seksuale me një të mitur (Dokument)
Dita e diel është shumë e rëndësishmë për kandidatin e AKR-së për Kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri. Por, 19 Nëntori, ka shumë me shumë rëndësi për vet qytetarët e Mitrovicës, të cilët në këtë ditë zgjedhin liderin e tyre për katër vitet e ardhshme.
Banorët e këtij qyteti tashmë i dinë premtimet e Bahtirit, nëse ai rizgjedhet kryetar komune, por pak kush mund të dijë një histori skandaloze të familjes së tij, raporton Gazeta Intro.
Ishte viti 1981, kur vëllau i tij kreu një akt të turpshëm, që do të linte pasoja të rënda tek shumë persona në qytetin e Mitrovicës.
Atëbotë, siç mëson Gazeta Intro, Abdullah Bahtiri, vëllau i atij që sot po pretendon të ulet në karrigen e të parit të Komunës, kishte dhunuar një femër, duke e detyruar atë që të kryej marrëdhënie seksuale.
Gazeta Intro, ka arritur të siguroj verdiktin e trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, ndaj katër të akuzuarve për veprën penale marrëdhënie seksuale me dhunë.
“Abdullah Bahtiri, i lindur më 25.05.1962 në fshatin Gushavc komuna e Mitrovicës, ku edhe jeton, shqiptar, shtetas i KSFJ, nxënës i pa martuar, ka të kryer vitin e dytë të shkollës së mesme, shërbimin ushtarak, nuk e ka rregulluar, evidentohet në KU KK Mitrovicë. I gjendjes së varfër ekonomike, i pa dënuar, gjindet në paraburgim prej 25.05.1981.” – thuhet në dokumentin e Gjykatës.
Tutje në dokumentin e siguruar nga Gazeta Intro, përkshkruhet momenti kur Abdullah Bahtiri kreu këtë akt të shëmtuar.
“I akuzuari i katërt Abdullah Bahtiri, në të njejtën ditë, në të njejtën kohë dhe në të njejtin vend si nën pikën 1-a) të dispozitivit, me përdorimin e forcës, e ka obliguar në marrëdhënje seksuale të dëmtuarën 16 vjecare ….. me të cilën nuk jeton në bashkësi martesore, në atë mënyrë që duke qenë i shoqëruar me të akuzuarit ….., ..… dhe ..… në parkun e Mitrovicës, ka ardhur në vendin kritik e sipas marrëveshjes paraprake janë goditë që të gjithë ndaj të dënuarës të kryejnë aktin seksual, kështuqë pas kryerjes së veprës penale nën pikat 1-b), 2. Dhe 3. Të dispozitivit, edhe vetë iu është afruar të dëmturës ….. edhe pranë faktit se e njejta tërë kohën ka kërkuar ndihmë dhe është mbrojtur, e ka zhveshë lakuriq, është shtrirë mbi të dhe e ka kryer aktin seksual” – thuhet në aktgjykim.
Ky rast i kishte kushtuar vëllaut të Agim Bahtirit me disa vite heqje lirie.
“I akuzuari Abdullah Bahtiri dënohet me denim burgimi në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vjetësh, ku i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 25/5/1981 e tutje gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimin.” – shkruan në vendimin e Gjykatës.
Veç Bahtirit, të dënuar për të njëjtën vepër penale ishin edhe tre persona tjerë nga qyteti i Mitrovicës, identitetin e të cilëve GazetaIntro ka vendosur të mos e publikoj.