Sipas Vetëvendosjes këto janë 12 shpifjet e Arban Abrashit

  06 Nov 2017

Dardan Sejdiu që për tre vjet ishte kryetar i Prishtinës ka prezantuar 12 shpifjet që ata pretendojnë se ka bërë kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Arban Abrashi, ndaj Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Shpifja e parë sipas tij është mos shpenzimi i të 80 milionë të buxhetit për investime kapitale, njofton Klan Kosova.

Sipas tij komuna cent më cent ka shpenzuar buxhetin për çka ka prezantuar edhe dokumente.

Gënjeshtra e dytë me radhë ishte ajo për autobusët e rinj të blerë nga komuna, ku siç thonë Abrashi ka pohuar se ata janë të vjetër.

“Për këtë do ta pres edhe padia e Iveco”, ka thënë Sejdiu.

“Shpifje e radhës ka qenë ajo për mbylljen e bizneseve në Prishtinë. Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës në Prishtinë janë hapur 2 mijë e 231 biznese të reja”, ka pohuar ai.

Më tej Sejdiu ka thënë se abrashi nuk ka njohuri rreth buxhetit pasi te Komuna e Prishtinës nuk eksitojnë shpenzimet operacionale për të cilat kandidati i LDK-së është shfaqur kritik.

Pastaj ai ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk mund të kritikohet për transparencë, pasi është e vetmja komunë që e ka krijuar Open Data, mu secili nënshkrim i kryetarit për çdo marrëveshje shfaqet aty.

“Sa i përket akuzës se mësimdhënësit vijnë nga komunat tjera, themi se është e njëjta situatë që ka qenë në vitin 2013, veçse ne kemi punësuar njerëzit sipas kritereve të kërkuara dhe jo sikur ata patën bërë duke punësuar familjarë të tyre”.

Sejdiu i ka bërë thirrje Abrashit që të dalë në debate, derisa ka prezantuar edhe shpifjet që sipas tyre i ka bërë ai.

“Mos i ikni debateve!”, ka thënë ai.