fbpx

‘Sipas Exit Polleve të deritashëm në Prishtinë do fitoj ky kandidat…’

  19 Nov 2017

Sekretari i PDK’së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se nga nesër Kryeqyteti nuk do të qeveriset nga bandat dhe molotovi.

Ka thënë se era e ndryshimit ka nisur në qytetin në qytetin më të madh të Kosovës.

”’Sipas Exit Polleve të deritashëm në Prishtinë po frynë era e ndryshimit! Zgjedhje meritore e qytetarëve të Prishtinës kundrejt një qeverisje 4 vjeçare bllokuese, linquese e shantazhuese.

Nga nesër Prishtina nuk do të qeveriset nga bandat e molotovit! Prandaj, në këto orët në vazhdim, të gjithë të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi!”, ka shkruar Cakolli në Fb.

Gara në Prishtinë po zhvillohet ndërmjet Arban Abrashit dhe Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.