Si ta vononi ejakulimin dhe të keni mardhënje të mahnitshme

Si ta vononi ejakulimin dhe të keni mardhënje të mahnitshme

  10 Mar 2019

Kjo i ndodh thuajse çdo mashkulli në ndonjë fazë të jetës – jeni duke u kënaqur tej mase dhe papritmas gjithçka ka përfunduar para se të fillojë fare.

Ejakulimi i parakohshëm është i zakonshëm, ndërsa një në tre meshkuj ballafaqohen me ndonjë formë të këtij fenomeni.

Një studim i publikuar në revistën ‘Journal of Se*ual medicine’ ka zbuluar se, nga 1,200 pjesëmarrës meshkuj, rreth 30% prej tyre kishin ejakuluar shumë herët gjatë mardhënjes dhe kishin qenë të pakënaqur me periudhën se sa kishte zgjatur mardhënja.

Ekspertët thonë se ky është problem mjaft i zakonshëm, dhe të gjithë meshkujt janë të shqetësuar për këtë.

Prandaj, ata kanë treguar disa mënyra se si meshkujt mund të zgjasin më shumë gjatë seksit – ndiqni ato!

Gjeni një pozicion që ju përshtatet

Ekzistojnë pozicione të caktuara, si ai i ‘lugës’ (spoon), që ju ndihmojnë meshkujve të zgjasin më shumë.

Mendoni se çfarë është duke iu shkaktuar çfarëdo ankthi/shqetësimi

Shumë meshkuj brengosen për aftësinë e tyre në shtrat dhe kjo shpie në brenga për performancën.

Prandaj ekspertët rekomandojnë që ta gjeni burimin e ankthit apo shqetësimit tuaj dhe ta largoni atë shqetësim!

Kontrollojeni orgazmën

Ekspertët thonë se janë disa taktika që ju ndihmojnë ta kontrolloni orgazmën.

P.sh., meshkujt mund ta kontrollojnë orgazmën duke e larguar penisin nga vagjina disa sekonda para orgazmës.

Duhet të pushojnë disa sekonda, dhe të fillojnë prapë derisa e arrijnë pikën ku duhet hequr prapë penisin në mënyrë që të mos ejakuloj.

Kjo do t’iu ndihmojë meshkujve që me kohën ta kontrollojnë më mirë orgazmën dhe të zgjasin më shumë në shtrat.

Përdorni kondom

Një nga përfitimet e shumta të kondomëve, është edhe vonimi i ejakulimit.

Kjo sepse zvogëlohet kontakti lëkurë-lëkurë dhe ndjenjat e eksitimit janë më pak të vogla.

Masturboni më shpesh

Masturboni para seksit dhe do të zgjasni më shumë nëse pas disa orëve do të bëni seks me partneren.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.