Si ta kuptoni nëse unaza është fals, tregon argjendari

Si ta kuptoni nëse unaza është fals, tregon argjendari

  05 Apr 2019

Një kompani bizhuterish ka zbuluar se si të vërehet dallimi në mes të një diamanti të vërtetë në një unazë dhe një kopje.

Daniel Anania, një argjendar në Sidni, ndan një fotografi të dy unazave të fejesës për të treguar si ta kuptosh kur është një diamant të vërtetë dhe kur i falsifikuar.

Fotografia tregon dy unaza të veshura me një diamant me vlerë 10 mijë eurosh dhe një tjetër që përmban një zirkon të kubit 300 euro.

Anania thotë se disa shenja të thjeshta mund të ndalojnë blerësit e unazave që të paguajnë për diçka fals.

Ai ka treguar për ‘Daily Mail’ se si të arrihen të identifikohën unazat fals.

“Së pari, matni peshën e unazës me dorë. Argjendi është i lehtë, ari i rëndë dhe platini ende më i rëndë”, deklaroi argjendari.

Ai shton që duhet të kërkoni të shihni diamantin përmes një llupe, me qëllim që llupa të ketë madhësi 10x.

Ai gjithashtu shpjegoi se si shumica e diamanteve janë gdhendur me lazer me numrin e certifikatës së tyre, kështu që sigurohuni që të kontrolloni certifikatën nëse përshtatet bashkë me mbishkrimin në unazë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.