fbpx

Si filluan fërkimet në VV

  09 Dec 2017

Azem Vllasi, njeri që dikur ishte marrë vet me politikë dhe tani vetëm analizon situatat politike nga këndi i analistit ka treguar për Klan Kosovën se si mendon ai se filluan fërkimet brenda Vetëvendosjes.

Sipas Vllasit, gjeneza e problemit është momenti kur Kurti më nuk ishte kryetar i Vetëvendosjes, por mbeti lideri i kësaj partie.

“Vetëvendosja është duke u përballur me një situatë të tillë, sepse aty ka edhe energji destruktive, ka edhe njerëz të prirë për dhunë, por edhe njerëz të mençur, por megjithatë kanë ambicie të dominojnë”, pohon Vllasi për Klanin.

“Prandaj, lindin ambicie që ata të jenë liderë të pakontestueshëm”.

Azem Vllasi, avokat dhe analist politik
“Por, te Vetëvendosja është hera e parë që lideri, Albin Kurti, ia lëshon vendin tjetrit, Visar Ymerit, për kryetar, por ai prapë mbetet si figura kryesore. Kështu fillojnë fërkimet e brendshme në luftën për dominim”.