Shumacher në gjendje të vështirë, tani ia shitën gjënë më të çmueshme

  17 Nov 2017

Makina garuese e pilotit legjendar Michael Schumacher, me të cilin në vitin 2001 fitoi kampionatin botëror të Formula 1 në Çmimin e Madh të Monakos, ka thyer rekord duke u shitur për shtatë milionë e 504 mijë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Makina me të cilën Schumacher, kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, fitoi Çmimin e Madh të Monakos me ekipin e Ferrarit dhe kampionatin, është shitur në ankandin që u mbajt në Shtëpinë e Ankandeve Sotheby në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Makina është blerë nga një koleksionist anonim për shtatë milionë e 504 mijë dollar, ndërsa në këtë mënyrë është thyer rekordi si makina e Formula 1 e shitur me çmimin më të lartë deri më sot.

Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të siguarara do t’i dhurohen Fondacionit Vazhdo Luftën (Keep Fighting) të pilotit gjerman.

Michael Schumacher, i cili pësoi lëndim të rëndë pas një aksidenti në skijim më 29 dhjetor të vitit 2013 në Alpet franceze, ishte operuar në Spitalin e Grenobles, ndërkohë që rehabilitimi i tij vazhdon në shtëpinë e tij në Zvicër që nga shtatori i vitit 2014.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.