Nisma Socialdemokrate nuk ekziston më si grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës
Shuhet Grupi Parlamentar i NISMA-s
Dorëheqja e deputetit, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate ka bërë që ky grup parlamentarë të mos ekzistojë më në Kuvendin e Kosovës.
Rrjedhmisht, Nisma Socialdemokrate humbë të drejtën që të jetë pjesë e komisioneve, të ketë staf politik si dhe shfytëzim të zyreve që i takojnë grupeve parlamentare.
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani tha se deputeti Haxhi Shala ka kaluar në grupin parlamentar të AAK-së.
Kështu, tashmë Nisma Socialdemokrate nuk ekziston si grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com/