fbpx

Shqiptarja nga Kosova mahnit jurinë, shkëlqen në “The Voice of Holand”

  15 Nov 2017

Një shqiptare nga Kosova ka mahnitur jurinë e The Voice of Holanda në fazen e parë konkuruese, e njohur si audicionet e fshehura.

Ajo është Tina Rama, e cila konkurroi me këngën ‘Issues’ nga Julia Michaels.

Nga video e postuar në kanalin zyrtar në YouTube të The Voice of Holanda, juria shfaqet e befasuar nga telenti i saj dhe i jep të drejtën për të vazhduar në fazën tjetër.

Tina ka lindur në Prishtinë, por prej vitesh së bashku me familjen e saj jeton në Rotterdam të Holandës.