Deputeti i Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka në fjalimin e tij në foltoren e Parlamentit të Kosovës ka folur për rrahjen mes tij e deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi.
Zeka ka thënë se ai nuk i frikësohet askujt dhe se nuk do të ndalet asnjëherë.
Sipas tij Albin Kurti ka qenë ai i cili i ka shtyrë ‘zagarët’ e tij për ta goditur atë.
“Unë nuk ju durojë, unë nuk jam Kadri Vesel. Unë mundem tash me shku me ja mshu shuplakë Albin Kurtit, por unë nuk ia mëshoj sepse unë nuk jam rrugaçë. Mu nuk mundet me me ndalë askush as me dhunë, unë nuk frikësohem. Albin Kurti i ngersën zagarët e vetë me na goditë neve. Dhe le të ketë turp Rexhep Selimit të cilit ia kam mbrojtë familjen ndërsa ky ka marrë qëndrim për me mbrojte deputetin e tyre”, ka deklaruar Zeka.