Shpërthen Ramush Haradinaj: Godet fort Isa Mustafën e Hashim Thacin!

  20 Oct 2017

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shpërthyer me akuza ndaj dy parardhësve të tij, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj.

I pari i qeverisë duke folur për shpronësimet në Shpitullë dhe Hade, ka thënë se që nga 2004 ata banorë janë maltretuar nga ana e shtetit.

Sipas tij, dy qeveritë e kaluara nuk kanë qenë në gjendje që t’u bëjnë zgjidhje atyre banorëve.

Haradinaj ndër të tjera ka theksuar se sikur të kishin guxim, dy kryeministrat e mëhershëm, Isa Mustafa e Hashim Thaci, do ta zgjidhnin këtë problem.

“Ne ata njerëz po i largojmë nga shtëpitë e tyre, dhe nga ta po mundohemi kinse po e mbrojmë vendin. Këta që po flasin është më mirë që të ndalin korrupsionin dhe hajninë”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sipas tij, pikërisht këta që po flasin sot, kanë blerë rrymë shumë më shtrejt nga Serbia.

Paramendojeni sikur këta të na padisnin si shtet, për traumat që u kemi shkaktuar nga viti 2004.

Haradinaj ka theksuar se kur beson në një cështje të caktuar, atëherë ai i merr vendimet pa e pyetur askënd.

I pari i qeverisë ndër të tjera ka shtuar se prioritet për të do të jenë shëndetësia dhe arsimi.