fbpx

Shpërthen Gani Dreshaj pas humbjes

  18 Dec 2017

Kandidati i AAK’së për Istogun, Gani Dreshaj, i ra ta shpallte dy herë fitoren e më pas ta humbiste.

Kjo pasi një herë u vendos për rinumërim, e tash ishte bërë një gabim në KQZ, shkruan gazetametro.net.

Por ky i fundit ka shpërthyer pas daljes së rezultateve, duke hedhur akuza ndaj KQZ, e mëynrën e të punuarit të tyre e ka quajtur edhe skandaloze.

Madje ndryshimin e rezultatit pas gabimit që kishte pranuar KQZ, Dreshaj thotë se u bë pas presionit të LDK’së. Ai tutje ka kërkuar rinumërim, duke shtuar se fitorja është e tij.

Ndryshe, sot u vendos se fitues i Istogut është Haki Rugova me vetëm 14 vota