‘Shpërthen’ Bylbyl Sokoli: Ja si na mposhti Prishtina, kjo është e pafalshme!
Ferizaj gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me 25 pikë, shtatë për të dalë nga zona e barazhit dhe dy për të rënë direkt nga Superliga.
Bylbyl Sokoli, kryetrajner i Ferizajt ka analizuar ndeshjen e humbur ndaj Prishtinës (2-0), teksa ka vënë në duke mungesën e cilësisë dhe përgatitjes fizike të ekipit të tij përballë kryeqytetasve.
Në intervistën e dhënë pas ndeshjes Sokoli deklaroi se i kishin ndërmarrë të gjitha masat për të ndaluar pikat e forta të ekipit bardhekaltër, por që u ndëshkuan nga aty ku nuk e kishin menduar.
“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë. Goli i parë erdhi si pasojë e një pozicionimi jo të mirë në fazën e mbrojtjes. U munduam të rezistojmë gjatë tërë kohës, duke u përforcuar aty ku Prishtina është më e rrezikshme, do të thotë nga ana e djathtë. por, gabuam në anën e majtë aty ku se kishim menduar. Duhet pranuar se kundërshtari ishte ekip më cilësorë dhe më i përgatitur. Do të mundohemi të nxjerrim maskimumin nga ky ekip dhe duhet pranuar që barazhi është objektivi ynë kryesorë”, deklaroi Sokoli për Super Sport Kosova.
“Fitorja e Prishtinës ishte e merituar. Ne bëmë një ndeshje korrekte dhe po luajmë kampionatin në mënyrë më korrekte të mundur, ndaj nuk është korrekte që arbitri të kërcënojë futbollistët brenda fushës dhe këtë ma konfirmuarn futbollistët pas pjesës së parë”, deklaroi ‘Profa’.
Ferizaj gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me 25 pikë, shtatë për të dalë nga zona e barazhit dhe dy për të rënë direkt nga Superliga.