Shpërthen Anton Quni, publikon detaje tronditëse

  17 Oct 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar letrat e dërguara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresë të Prokurorisë nga ku kërkon zbardhjen e shumë rasteve të pazgjidhura deri më tani.

Sipas Qunit, Thaçi duhet të ketë më shumë se kaq guxim, nëse dëshiron të zgjidhen këto raste. Madje, ka thënë se presidenti duhet të jetë edhe dëshmitar në këto procese.

Mirëpo, në këtë emision, Anton Quni për herë të parë dhe ekskluzivisht ka treguar për ballafaqimin e tij me Fatmir Hakljan dhe Jaho Salihajn në Bajram Curr.

Quni ka thënë se ishte Haklaj dhe Salihaj që kishin kryer antentat ndaj një furnizues me armë të UÇK-së.

“U autorizova nga komanda që t’i shkojë në zyre Fatmirit, i cili aso kohe ishte polic në Bajram Curr. Dhe isha i prerë, i thash pse je me neve ose luftën me Serbinë po e nisim nga kjo zyre. Dhe, fatmirisht ai zgjodhi alternativën e parë që të bashkëpunojë me ne”, ka thënë Quni.

Kush ishte Fatmir Haklaj i vrarë në nëntor të vitit 1999 dhe familja e tij?

Kërrnaja e braktisur dhe një derë e shquar që është mbyllur, ndërsa të mbijetuarit janë shpërndarë në të gjithë botën, për të ruajtur kokën. Mbi 30 sulme, me 14 të vrarë dhe të plagosur, ndërsa asnjë rast nuk është zbardhur

Një udhëtim drejt Kërrnajës, ku fisi Haklaj mbajti gjallë luftën e ndezur për liri e dinjitet shoqëror, i ngjet një udhëtimi drejt legjendave të vjetra e të reja. Kulla e fortë që ushqeu me besë e burrëri bisedat në odat e burrave të fortë, brez pas brezi, tani është një rrënojë. Rrënojë janë të gjitha shtëpitë dhe kullat e Haklajve në Kërrnajë, ku nuk dëgjohet më as zë fëmije, as fjalë burri. Dritat janë shuar përgjithmonë dhe kjo e bën akoma më të trishtë atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të demokracisë me burrat e derës historike.

Në këtë vis të Eposit të Kreshnikëve, duket sikur në ajër dëgjohet vaji tragjik i Ajkunës, për djemtë e vrarë të Haklajve, për ikjen e trishtë të burrave, grave e fëmijëve nga vendbanimi tyre stërgjyshor. Janë me dhjetëra e qindra ikje, fate të ikura e të kryqëzuara në Golgotën e një kohe të pakuptimtë, ku nuk ka asnjë alibi.