Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në konferencën e Këshillit Atlantik në Uashington.
Në këtë konferencë krah tij ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
E qëndrimi afër njëri-tjetrit ka bërë që ata të shkëmbejnë edhe shaka. Këtë e thotë përmes rrjeteve sociale këshilltari amerikan për politikë të jashtme, Damon Wilson.
“Shpërthejnë shakat mes Ivica Daçiq dhe Behgjet Pacollit, në shpinë të kompanive ajrore amerikane. Epo nëse sfidat e udhëtimin për në Amerikë i afrojnë ata, kjo është e mirë. Mirësevini së bashku”, ka shkruar ai.