Shpërfaqet “lufta” e VV-së

  09 Dec 2017

Lëvizja Vetëvendosje ka luftë të brendshme, në mes të personave kyç që udhëheqin me këtë parti.

Kjo gjë e përfolur qysh moti, u vë në pah edhe publikisht nga disa sms të publikuar në media, ku Aida Dërguti e quan Albin Kurtin me një term ofendues edhe më shumë nënçmues.

Ndonëse Dërguti kërkoj falje publike për gjuhën që ka përdorur, kjo sipas analistëve nuk ndryshon asgjë.

Kjo shpërfaqje e luftës së brendshme të VV-së, e nisur qysh moti, sipas tyre do ndikoj në çarjen e strukturave partiake dhe elektoratit të saj.

Por mendim tjetër për të ardhme e VV-së ka analisti Bekim Kabashi.

Ai thotë se Albin Kurti mbetet lideri i pakontestueshëm në VV dhe pa të ky subjekt nuk mund të ec tutje.

Pikërisht për këtë fakt Kabashi tha se mund të bëhen edhe kompromise për shpëtimin e partisë

Pas publikimit të mesazheve kanë reaguar pothuajse të gjitha figurat kyqe të VV-së.

Disa prej të cilave po i mbajnë anën Dërgutit, e disa Kurtit.

Shumica prej tyre po e vlerësojnë këtë si ndodhi normale brenda partisë, dhe jo të dëmshme.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.