Milot Rashica është vlerësuar si më i miri në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit.
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit, shkruan Gazeta Express.
Shqiptari shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 45’, ndërsa golin e parë e realizoi Guram Kashia në minutën e 21’të. Për Ajaxin shënoi Nick Viergever në minutën e 83’të, duke bërë kështu shumë më të vlefshëm golin e shqiptarit.
Ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë edicion në Holandë, aq sa ka shënuar edhe anësori tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, që po shkëlqen me Heerenveen.
Rashica u vlerësua si më i miri në këtë ndeshje duke marrë notën më të madhe, (7.9).
Pas kësaj fitore, Vitesse ka shkuar në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në Eredivisie