“SHPENZIMET I PAGUAN VV-JA” – AKTIVISTI QË ORGANIZOI TRANSPORT PËR VOTUESIT

  20 Nov 2017

“Shpenzimet i paguan VV-ja” – aktivisti që organizoi transport për votuesit

Pasditën e së dielës, gazetarja e Klan Kosovës mori një telefonat në numrin e saj privat, nga një qytetar që thirrej në emër të një organizate jo-qeveritare të quajtur “Iniciativa për Prishtinën”.

“Alo, mirëdita. Jemi nga Iniciativa për Prishtinën, a keni dalur me votu sot?”, i thoshte një person, gazetares së Klan Kosovës. “Jo. Por a mundem me e ditë se kush jeni ju”, i thotë gazetarja e Klan Kosovës, personit që e telefonoi.

“Jemi një organizatë jo-qeveritare, por që merret me vetëdijësimin e njerëzve dhe përafërsisht me ditë numrin e njerëzve që kanë dalë në zgjedhje.

Pas disa minutave, gazetarja e Klan Kosovës e pranon ofertën dhe i kërkon personit që e telefonoi që ta barte atë në qendrën e votimit në lagjën Hajvalia.

Personi nga kjo organizatë jo-qeveritare e transportoi në Hajvali gazetaren, e cila paraqitej si qytetare e thjeshtë. Ai i tha asaj se është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se partia ia paguan shpenzimet e naftës.

Perosni në fjalë, po ashtu i tha gazetarës së infiltruar të Klan Kosovës, se disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje merren me “punën” e njëjtë sikurse të tij.