fbpx

Shpendin apo Arbanin: Kë do ta mbështesë AAK në Prishtinë?

  31 Oct 2017

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, në një prononcim për Gazeta Blic ka bërë të ditur se kanë filluar kontaktet me të dy partitë për një koalicion të mundshëm para balotazhit.

Vllahiu tha se AAK nuk ka përjashtuar asnjërën nga partitë si partnerë të mundshëm koalicioni.

”Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e hapur për koalicionet e mundshme në Prishtinë dhe nuk e ka përjashtuar asnjërin nga kandidatët nga partitë që aktualisht kanë kaluar në rrethin e dytë.”, pohoi ai.

Ndërsa, sa i përket ndonjë marrëveshje konkrete, Vllahiu tha se deri më tani nuk është arritur ndonjë gjë e tillë.

”Ka patur kontakte nismëtare me të gjithë por nuk ka ende asnjë marrëveshje.”, shtoi ai.

Momentalisht në AAK, sipas Vllahiut po analizohen ofertat dhe kushtet e përfaqësimit në qeverisjen e ardhshme në Prishtinë.

”Aktualisht po analizohen ofertat por edhe kushtet e përfaqësimit të mundshëm në qeverisjen e ardhshme në Prishtinë.”, përfundoi Vllahiu.