Shpendi: Rexhep Selimi jeton me keq se Thaçi! Ja sa është pasuria e ‘dhjetëshit’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte në emisionin debat të Klan Kosovës tha se bashkëpartiaku i tij, Rexhep Selimi jeton keq, më keq se Hashim Thaçi dhe politikanët tjerë. Mirëpo, po t’ia bëjmë një rekapitullim të asaj se çfarë ka deklaruar Rexhep Selimi në AKK, atëherë del krejt ndryshe.
Rexhep Selimi, i cili në luftë njihej me nofkën “dhjetëshi” ka bajagi pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Sipas formularit të plotësuar në Agjencinë Kundër-Korrupsion (AKK) për këtë vit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje menjëherë pas lufte bleu banesë 120 mijë euro në Prishtinë (vitit 1999). Banesa është me sipërfaqe 300m².

Pasuria e paluajtshme e Selimit përbëhet nga banesa e lartpërmendur, një banesë tjetër e blerë me vlerë 36. 000 euro (viti 2009), shtëpi e trashëguar me vlerë 100.000 euro, tokë bujqësore e trashëguar me vlerë 80.000 euro dhe truall i trashëguar me vlerë 45.000 euro.
Pasuri të luajtshme Rexhep Selimi posedon një veturë Volvo XC90 me vlerë 10.000 euro.
Të hyrat vjetore të Selimit janë 18.561.97 euro nga paga si deputet i Kuvendit të Kosovës.