Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu i cili nuk arriti të marrë më shumë se 3,27 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme lokale, aktaulisht është duke analizuar shkaqet që ia sollen këtë rezultat.
Vllahiu, i kontaktuar nga “Gazeta Blic” lidhur me rezultatin zgjedhor në Prishtinë dhe shkuarjen në balotazh të VV-së me LDK-në në këtë komunë, ka thënë se i takon AAK-së të vendos së cilën nga këto dy parti do t’i mbështes në balotazh.
“Ne po i analizojmë dhe vlerësojmë ende të gjitha aspektet e zgjedhjeve të 22 tetorit. Çështja e balotazhit dhe vendimit për të i takon partisë”, ka deklaruar Vllahiu për “Gazeta Blic”
Nga 38 komuna sa ka gjithësje Kosova, 19 prej tyre kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet e së dielës.
Komunat që janë në balotazh do të shkojnë sërish në zgjedhje në fillim të muajit të ardhshëm.
Rezultatet Preliminare të KQZ-së nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta