Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në rtv Dukagjini ka thënë se nuk do të lejojnë kthim prapa të kryeqytetit, në kohën e qeverisjes së LDK-së, përcjell Gazeta Blic.
I pyetur nga gazetari se po përmend shumë që mund të përsëritet ajo çfarë ndodhi në kohë kur Isa Mustafa garoj për të parin e Prishtinës, dhe se të gjitha partitë u bënë bashkë për ta rrëzuar atë.
E para unë nuk jam Isa Mustafa ka thënë ai.
“Ka njerëz të ri në moshë, por mendësinë politike e kanë të vjetruar. Sa i përket rezultatit tonë nuk ka hapësirë as për t’u gëzuar, as për t’u dëshpëruar, por nuk lejojmë kthimin e Prishtinës në 2013-ën”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se shumica e asamblistëve të LDK-së që kanë fituar vende në zgjedhjet e fundit janë të njëjtit që kanë qenë edhe më parë.