Shpend Ahmeti shpalos programin – Prishtinë në çdo lagje

Kryetari aktual i Prishtinës që po garon edhe për një mandat të dytë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosjes, ka prezantuar gjerësisht programin e tij qeverisës në një tubim në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Ahmeti ka thënë se para se Vetëvendosja të udhëhiqte me Prishtinën, kryeqyteti nuk ishte një vend normal, prandaj mandatin e parë ia ka kushtuar kësaj; kthimin në normalitet të Prishtinës.

“Tani qytetarët janë kthyer në pronarë të qytetit”, ka deklaruar Ahmeti.

“Tani është koha në fazën e zhvillimit të hovshëm dhe qytet në çdo lagje, një qasje policentrike, ku nuk është vetëm sheshi i Prishtinës shesh në qytet”.

Ahmeti ka treguar se kanë 100 projeket për Prishtinën, që do jenë projekte në të gjitha fushat”.