Prej një ore kanë arritur pothuajse të gjithë zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes në selinë kryesore të kësaj partie ku pritej të mbahej mbledhja e Kryesisë. Mungonte Shpend Ahmeti, i cili një orë pas të tjerëve u duk aty.
Kryesia Vetëvendosjes ka thirrur mbledhje pas fortunës që pati kjo parti, kur të premten u bënë publike raportet aspak të mira mes zyrtarëve të lartë.
Shumica i figurave kryesore të Vetëvendosjes deklaruan se a janë në krah të Albin Kurtit, apo grupit tjetër të Aida Dërgutit e Dardan Molliqajt, por Shpend Ahmeti s’kishte bërë publik qëndrimin e tij.
I [pari i Prishtnës, qëndroi krejt indiferent, së paku publikisht, ndaj përçarjeve në partinë e tij e edhe mbledhjen e sotme e neglizhoi.
Ahmeti rriti një orë pasi kolegët e tij kishin ardhur në seli.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth përçarjeve nëpër të cilat po kalon Lëvizja Vetëvendosje e që u bënë publike vetëm pas u nxor një bisedë ku Aida Dërguti e kishte quajtur m** Albin Kurtin.
Ndërkaq në mbledhje nuk është as personazhi kryesor i gjithë kësaj, Albin Kurti, pasi që gjendet në paraburgim, bashkë me të edhe Donika Kadaj.
Në mbledhje poashtu nuk është as Aida Dërguti, e cila para pak casteve bëri publike dorëheqjen e saj nga kryetarja e degës në Vushtrri, dhe nga Kryesia e kësaj partie