Shpend Ahmeti në Prishtinë e Mytaher Haskuka në Prizren, kjo është porosia e Visar Ymerit për Mustafën e PDK-në

  26 Nov 2017

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ata që tentuan të manipulojnë u përmbysen vet.

“Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël”, ka thënë Ymeri.

“U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve.

Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në”.

“Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë”, ka shtuar ai.

“Por u përmbysën vet.

U poshtëruan. Dhe nuk do të ngriten kurrë.

Tash e tutje vetëm në panik do të mbesin.

Ju ka ardhur fundi.

Urime Prishtinë!

Urime Prizren!

Urime Shpend!

Urime Mytaher!”, ka shtuar ai.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.