Shpend Ahmeti merr një goditje të fortë nga Vetëvendosje

  17 Dec 2017

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm te Lëvizjes Vetëvendosje, është “qortuar” për koalicionin e arritur me AAK-në pas zgjedhjeve lokale, raporton zeri.info.

Kjo për shkak se siç është thënë brenda mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, koalicionet duhet të bëhen në konsultim me Këshillin e Përgjithshëm.

Me këtë rast, ashtu siç ishte paralajmëruar aktualisht është duke u biseduar lidhur me koalicionet e arritura.

Ndryshe, në këtë mbledhje, Këshilli ka vendosur që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të LVV-së, ndonëse nuk ka ndonjë datë të caktuar.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.