fbpx

Shpend Ahmeti me rreth 50 mijë përkrahës më shumë se Abrashi

  21 Nov 2017

Prishtina është njëra nga komunat që është duke u përfolur më së shumti pas rezultatit të balotazhit të zgjedhjeve. Krejt kjo erdhi pas fitores së Shpend Ahmetit me një rezultatet të ngushtë ndaj Arban Abrashit.

Shpend Ahmeti fitoi 41.401 ose 50,14% vota ndërsa Arban Abrashi fitoi 41.164 ose 49,86% vota.

 

Epërsia e Ahmetit ndaj Abrashit tani për tani është 237 vota derisa të numërohen votat me kusht.

Shpend Ahmeti është duke e mposhtur Abrashin edhe në rrjetin social “Facebook”. Kandidati i Vetëvendosjes ka 80,622 “Like”, që është dukshëm para kandidatit të LDK-së.

Arban Abrashi ka 31,422 “Like” në Facebook, që mbetet mbrapa Shpend Ahmetit me rreth 50 mijë “Like”., shkruan sovrani.