Shpend Ahmeti jep një lajm tronditës për liberalizimin e vizave

Shpend Ahmeti jep një lajm tronditës për liberalizimin e vizave

  12 Apr 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se Kosova do të ketë problem të arrijë konsensusin në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave.

Për këtë ai ka shkruar tre arsye.

“ 1. Shumica e deputetëve të Spanjës, Greqisë dhe Qipros të cilat që nuk e njohin Kosovën si shtet, edhe shumica e deputetëve të Francës dhe Holandës kanë votuar kundër.2. Deputetët e partive të djathta (ekstreme) të cilat udhëheqin me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës kanë votuar kundër.

3.Duke e marrë parasysh kontekstin e zgjedhjeve evropiane të majit 2019 dhe faktin se kemi telashe me 6 nga 10 shtetet më të mëdha të BE-së, tendenca mund të jetë që vendimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane, kur BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë”, është shprehur Ahmeti.

Më tutje ai ka kërkuar nga qeveria që urgjentisht të kontaktojë me qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e të kërkojë sqarime se pse kanë votuar kundër.

Ai gjithashtu u dërgoi edhe një porosi partive kosovare, të komunikojnë me partitë simotra për të kërkuar mbështetje.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.