Shpend Ahmeti i cili ishte kryetar i Prishtinës për katër vite, ka treguar versionin e tij se pse xhamia e çarshisë në Prishtinë mbeti pa rinovuar gjatë mandatit të tij.
Ky është versioni i Shpend Ahmetit i publikuar në facebook:
Në vitin 2014 kemi has në një parregullsi të madhe në renovimin e xhamisë së Çarshisë. Komuna kishte transferuar 500 mijë euro tek Instituti për Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore për renovimin e xhamisë. Po i kërkonin edhe 80 mijë të tjera.
Nuk kishte asnjë raport të 500 mijë eurove të shpenzuara, nuk kishte asnjë raport për tender, ndërsa gjendja e xhamisë nuk tregonte se ishte afër. Prandaj që atëherë kërkova hetim dhe auditim sepse nuk ishin pak para. Nuk e dija as kush ishte drejtor në Institut e as kush është marr me atë punë.
Dje kuptova që Gjykata ka konstatuar keqpërdorim të pozitës dhe ka dënuar dy persona me 6 muaj burg, dhe më pastaj këtë dënim e ka kthyer në gjobë prej 3600 eurove.
500 mijë euro, xhamia e pakryer, asnjë dokument, asnjë raport dhe në fund 3600 euro gjobë.
Theme : Good News Lite