Shpend Ahmeti befason me deklaratë për LDK-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për rezultatet e zgjedhjes dhe punën që do ta bëjë në kryeqytet, pasi doli sërish fitues në garën e balotazhit.

Në ‘Debat D’ ai tha se nuk do të mbajë inate me asnjë parti, pavarësisht përpjekjeve të individëve të ndryshëm që ai të mos e fitojë garën.

“Vetë Abelard Tahiri ka thënë se koalicioni jonë i fshehtë funksionoi. Kush e ka bë atë koalicion, PDK e LDK. Pastaj mesazhet që u publikuan për të më rrëzuar mua. Ramush Haradinaj tha se e kanë përkrahur Abrashin për të më larguar mu. Kanë bërë çmos dhe kanë financuar struktura të shumta në Prishtinë, është e saktë.

U zgjat si shumë gara dhe degradoi. Në katër vitet e ardhshme ne nuk do të mbajmë inate. Ka individë që më kishin zhduk nga skena politike. Do të vazhdojmë luftën kundër krimit. Të gatshëm të punojmë me të gjithë. Tek myslimanët kanë thënë se mos e votoni Shpendin se ky po ua hjek xhaminë. Pastaj, tek liberalët kanë thënë mos e votoni se ky po ua sjell xhaminë në Prishtinë”, tha Ahmeti.