Shoqja e tij e ngushtë ka kancer në tru, veprimi që bëri 6-vjeçari për të po përlot të gjithë
Mirëpo ajo nuk është e vetme në këtë luftë me shëndetin, pranë saj qëndron Oisín, shoku i saj i ngushtë 6-vjeçar.
Lulu DeVries dhe Ruskin u takuan për herë të parë në shtator të vitit 2017, në ambientet e ‘’Great Denham Primay School’’.
Ishte dita e parë e kopshtit dhe rastësia bëri që dy fëmijët, asokohe vetëm 4 vjeç e gjysmë, të uleshin në të njëjtën bankë dhe të bëheshin shokë të ngushtë brenda pak kohësh.
Ata bënin gjithçka bashkë, derisa prindërit e Lulu-së zbuluan se vajza e tyre kishte neuroblastomë, një tumor agresiv që prek sistemin nervor, për t’u shpërndarë më pas në kocka dhe nyje limfatike, dhe vajza e vogël u detyrua të linte shkollën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, shkruan “Daily Mail”.
Prindërit e Lulu-së menduan fillimisht se vajza e tyre, tashmë 6-vjeç ishte anemike dhe e trajtuan për një kohë të gjatë me suplemente hekuri dhe vitaminash.
Por në qershor të 2018-ës zbuluan se kishte kancer në madhësinë e një qitroje. Ajo iu nënshtrua një operacioni të gjatë, gati 8 orë, gjatë të cilit mjekët arritën t’i hiqnin 95% të qelizave tumorale. Nga janari e këtij viti e deri më sot, Lulu i është nështruar çdo javë seancave të kimioterapisë dhe imunoterapisë.
Mirëpo ajo nuk është e vetme në këtë luftë me shëndetin, pranë saj qëndron Oisín, shoku i saj i ngushtë 6-vjeçar, i cili i kërkoi vajzës së vogël t’i priste flokët pasi donte të dukej si ajo.
”Oisín dëgjoi për herë të parë për sëmundjen e Lulu-së nga ne dhe donte menjëherë të jepte kontributin e tij. Vendosi të qethej zero që të dukej njëlloj shoqja e tij dhe të ardhurat që do të vinin pas publikimit të fotos t’i shkonin asaj. Jam shumë krenare për të. Është aq i vogël dhe aq i madh në të njëjtën kohë.’’-rrëfen mamaja e 6-vjeçarit
Oisín i kërkoi Lulu-së t’ia priste ajo flokët dhe i premtoi se do i qëndronte gjithmonë bashkë. Fotoja e tij u shpërnda me qindra herë dhe njerëzit filluan të kontribuonin për vajzën e sëmurë pikërisht pasi panë këtë shkrepje.