fbpx

Shokon Ramush Haradinaj:Gjuani me arme,se edhe une gjuaj,s’bohet kijamet!

  18 Dec 2017

Për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Diasporës, Dardan Gashi, shefi i tij, Ramush Haradinaj, nuk ka kritika pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke shkrepur armën në një aheng të organizuar nga zv/km Fatmir Limaj pas lirimit nga akuza në rastin MTPT.

Haradinaj, në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, tha se edhe ai vet ka shkrepur armë nëpër ahengje.

“Nuk e di qëllimin e asaj ndeje, por të jem i sinqertë, edhe unë ‘qes’. Më ka ndodhë në Dukagjin ‘kanunqe’… ta sjell i zoti i shtëpisë armën që të gjuash, dhe gjuan. Mund ta bëjmë dhe me ligj ndoshta që në raste gëzimi të përdorim armën. Nuk është gjest i mirë prej një ministri… Më ka ndodhur në një aheng kur i zoti i shtëpisë më ka thënë se ma ke nderuar truallin e konakun dhe ma ka dhënë armën dhe kam gjuajtur… Më ka thënë se këtë armë e kam të bekuar që e preku dora juaj… Çka të bësh… nuk është mirë… është shkelje ligjore sikur kur e tejkalon shpejtësinë me veturë, por ndodh kjo në Kosovë. Me Gashin nuk kam folur për këtë temë. Për mua nuk është kiamet kjo punë. Në ato fshatrat e tyre, nuk ke kë ta trembësh nëse gjuan me armë…”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.