Shoferi që shkaktoi aksidentin në Gjilan rrëfen për herë të parë minutat e tmerrit
Deklarata e shoferit të kamionit.T7 ka siguruar deklaratën e shoferit, Mustaf Avdija i cili shkaktoi aksidentin në GjilanNuk i punoi sistemi i frenimit.
Kjo shkaktoi rrëmujë në qytetin e Gjilanit muajin e kaluar.Shoferi i kamionit Mustaf Avdija në pamundësi për ta ndalur kamionin e goditi Qerim Cocajn, i cili hubi jetën dhe lëndoj shumë persona të tjerë.T7 ka siguruar deklaratën e shoferit i cili ka treguar para hetueseve se si ju kishte prishur sistemi i frenimit.
“Isha duke qarkulluar në rrugën “Idriz Seferi” ku jam ndalur te ‘’Geti’’ market dhe te pemë-shitësi Mentori ku kam shkarkuar në dy vendet, kam lanë nga dy paleta me ujë, pastaj kam vazhduar rrugën në drejtim të qendrës së Gjilanit, kam tentuar të frenoj shkaku i kolonës së automjeteve dhe në momentin që e kam shtypur padalën e frenave, nuk më ka funksionuar sistemi i frenimit. Pasi që rruga ishte teposhtëze nga ngarkesa që e kisha në kamion ka filluar të rritet shpejtësia”.Shoferi po ashtu në pamundësi për ta ndalur kamionin iu kishte bërtitur qytetarëve nga dritarja që të largohen.
“Gjatë rrugës në teposhtëze tentoja të dalë jashtë rrugës, në cilën do anë të rrugës, por në dy anët e rrugës kishte këmbësor dhe automjete dhe nuk doja t’i rrezikoja këmbësorët. Manipuloja me timon herë majtas e herë djathtas dhe me të arritur te hyrja e stacionit të autobusëve fillimisht jam shmangur majtas, ku e kam goditur një automjet të tipit Audi që ishte duke lëvizur në të njëjtin drejtim, pastaj kam vazhduar rrugën duke ju bërtitur qytetarëve që të ikin”.
Mustaf Avdija nga Peja po ashtu gjatë deklaratës dhënë hetueseve kërkon falje për aksidentin e shkaktuar, por që e kishte të pa mundur të frenonte.“Përballë furrës ”Vëllezërit Çoçaj” i kam goditur disa automjete dhe prapë kamioni nuk u ndalë dhe gjatë rrugës para rrethit të Gjilanit i kam goditur disa automjete.
Unë me gjitha mundësitë e mija kam tentuar kam tentuar t’i shmangem aksidentit, por ishte e kot dhe lidhur me ketë aksident unë ndjej veten fajtor dhe më vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur”.Shoferit të kamionit i cili ka shkaktuar aksidentin tragjik në qendër të Gjilan, ku mbeti pa shenja jete një person dhe 26 të tjerë u lënduan, të etjen i është ndryshuar masa.