Njëri nga shoferët e komunës së Klinës ka publikuar në rrjetin social Facebook një fletëvotim në të cilin shihet se ai i ka dhënë votën Sokol Bashotës, kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës.
Zenel Bashota i cili në kontaktin me KALLXO.com ka thënë se është shofer i administratës komunale ka pranuar se e ka publikuar këtë fletëvotim por, sipas tij, kjo është një kopje jo fletëvotimi origjinal.
“Është kopje e fletëvotimit nuk është i vërtetë “ka thënë Bashota. Ai ka thënë se do e fshijë menjëherë këtë postim ndërsa është arsyetuar se “ndoshta fëmijët e kanë publiku”.