fbpx

Shkurte Gashi-Flori Mumajesi,çfare po ndodh?

  04 Nov 2017

Një projekt i ri muzikor është paralajmëruar nga këngëtarja Shkurte Gashi.

10 muaj më parë Shkurte Gashi kishte publikuar duetin me kantautorin Flori Mumajesi, këngë kjo që rezultoi shumë e suksesshme duke marrë mbi 21 milionë shikime në kanalin YouTube.

Në rrjete sociale, Shkurta ka publikuar disa imazhe në një studio muzikore bashkë me Flori Mumajesin dhe Brunon, duke paralajmëruar projektin e ri.

Edhe pse nuk bëri të ditur nëse këngëtarja po vjen bashkë me Florin apo Brunon, megjithatë edhe kësaj radhe premton të sjell diçka që do të pëlqehet nga publiku, ashtu siç ishte projekti i kaluar me Flori Mumajesin.

Na mbetet të shohim nëse Shkurta vjen në bashkëpunim me Brunon apo Florin, pasi gjendej në studion e këtij të fundit.