Shkurte Gashi e Mensuri i ‘Stupcave’, ‘kapen mat’ në autobus (FOTO)

  08 Nov 2017

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi dhe aktori Mensur Sfarqa , kohëve të fundit janë duke u parë shpesh së bashku, transmeton GazetaBlic.

Fakt ky i cili na vë në dyshime nëse ata janë duke u përgatitur të sjellin diçka të përbashkët.

Sa i përket detajeve nuk janë bërë ende të qarta, por duke i pasur parasysh sukseset e secilit prej tyre me siguri që do sjellin diçka të papritur për publikun shqiptarë.

Ndryshe, Shkurte Gashi njihet për sukseset e mëdha që ka arritur në muzikë dhe zërin karakteristik që ka , kënga e saj e fundit ishte ‘do mbijetoj ‘ që rezultoi me sukses.

Ndërsa, Mensur Sfarqa është i njohur në rolin e tij si ‘Sheqa’ ,në grupin e mirënjohur “Stupcat” ku bënë pjesë edhe ai vet si aktor.

Padyshim se treshja janë të mrekullueshëm që na befasojnë çdohere me projektet që bëjnë

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.