SHKRONJA TË CILËN E KANË PROBLEM TA SHKRUAJNË DEPUTETËT E PDK-SË

  22 Dec 2017

Pasi një gabim drejtshkrimor i Kadri Veselit, kur e shkroi gabimisht shkronjën “I” u konsiderua si një huqje e kryetarit të PDK-së, edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë bërë të njëjtin gabim.

Në listën e 43 deputetëve që kanë nënshkruar iniciativën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ishin edhe shumica e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

E në shkrimin e emrave dhe mbiemrave të tyre, dy prej deputetëve të PDK-së: Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa kanë bërë të njëjtën huqje sikurse të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, në vitin 2016, raporton Insajderi.

Në shkrimin e merave të tyre, në shkronja të mëdha shtypit – sipas alfabetit të gjuhës shqipe, ata kanë vendosur nga një pikë mbi shkronjat “J” dhe “I”. Kjo mënyrë e të shkruarit konsiderohet e gabueshme sipas rregullave të drejtshkrimit shqip.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.