fbpx

Shkon në tre numri i të plagosurve në Skënderaj!

  08 Dec 2017

Policia e Kosovës ka konfimruar plagosjen me armë zjarri që ndodhi pasdite në Runikë të Skënderajt.

Organet e sigurisë bëjnë me dije se numri i të plagosurve është tre. Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë për Magazina.al se nga të dhënat fillestare flitet për tre persona të plagosur.

Ai tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast.