fbpx

Shkarkohet një zëvendësministër, emërohen katër të rinjë

  05 Dec 2017

Në Qeverinë e Kosovës është duke vazhduar emërimi i zëvendësministrave.

Hamza Balje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik pasi kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga kjo pozitë, Fatir Berzati.

Ndërsa, Naim Qelaj, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, Musa Cena zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fehmi Mujota zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Nga këto emërime numri i zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj ka arritur në 67.