Shikoni pamjet dramatike kur një ushtar i Kores Veriore, dezerton në jug. Ai qëllohet më 40 plumba

Komanda e OKB-së nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara publikoj videon, e cila tregon momentin dramatik të një ushtar i Koresë së Veriut i cili qëllua me armë ndërsa po ikte drejt zonës së çmilitarizuar dhe vrapoi përtej kufirit për të dezertuar në Jug.

Me këtë rast, ushtarët e Koresë së Veriut gjuajtën rreth 40 plumba, duke plagosur ushtarin. Ndërkohë ushtarët e Koresë së Jugut u zvarritën deri tek ai dhe e teërhoqën duke e zvarritur atë në pjesën e sigurisë, ndërkohë që ushtarët e Koresë së Veriut së ishin disa metra në anën e tyre të kufirit.

Ushtari u plagos rëndë, por tani po shërohet, videoja u postua nga Komanda e OKB-së.