fbpx

Shikojeni reagimin e deputetit të AKR-së, kur Ymeri e quan Haradinajn ‘patericë’ (Video)

  26 Nov 2017

Lëvizja Vetëvendosje sot festoi fitoren e Shpend Ahmetit në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Në këtë tubim pjesëmarrës ishin të gjithë krerët e Vetëvendosjes. Në fjalën e tij, lideri i VV-së, Visar Ymeri tha se asnjë parti anti VV nuk mundi ta mposhtë Shpend Ahmetin sado që u munduan ta përmbysin rezultatin.

Theks të veçantë ai i dha PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Këtë të fundit ai e quajti ‘patericë të Ramush Haradinajt’.

Në videon e lajmi.net shihet teksa aleati i VV-së për Prishtinën njëherit edhe deputet i AKR-së, Islam Pacolli qesh me fjalët e Ymerit për AAK-në duke harruar që është në bashkëqeverisje në nivel nacional me këtë parti.

Madje, Pacolli ishte njëri nga deputetët që ngriti dorën për ta bërë Haradinajn kryeministër.

Para se të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale, kujtojmë se AKR ishte në koalicion parazgjedhor me LDK-në, mirëpo lideri i kësaj partie Behgjet Pacolli braktisi këtë koalicion duke iu bashkuar atij të PAN-it nga i cili përfitoi postin e ministrit të Jashtëm dhe tri ministri të tjera.

Shikoni videon nga minuta e 6:00;